Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Sot mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me COVID-19

Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të mbajë sot mbledhje.

Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës.

Në takimin ku do të diskutohet për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 do të jetë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti.

Gjatë së enjtes kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pati një takim me ministrin në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorin e Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku u tha se do të mbesin në fuqi masat e njëjta antiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend, të enjten IKShPK- njoftoi për 8 raste të vdekjes dhe 632 raste të reja pozitive me COVID-19.

Arkiva

Kategoritë