Sot do të varroset Gjyljeta Ukella, e cila u vra të martën nga burri i saj.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet në orën 16:00, në varrezat e qytetit të Pejës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marr vendim që sot( e mërkure), të jetë ditë zie në Kosovë.
Ky vendim ka ardhur pasi brenda katër ditëve janë vrarë dy gra nga burrat e tyre në Kosovë.