Ipeshkvia e Kosovës sonte organizon programin për Festën e Krishtlindjes në katedralën e Shën Nënë Terezës në Prishtinë, më fillim nga ora 23:30.
Në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjes nga një grup studentësh të Akademisë së Muzikës dhe fëmijët e Famullisë së Prishtinës në Katedralen Shën Nënë Tereza.
Ndërsa në orën 24:00 Mesha solemne e Krishtlindjes në Katedralen Shën Nënë Tereza Prishtinë, të cilën do ta udhëheq Ipeshkvi, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarë të dioqezës.
Për të marrë pjesë në meshën e mesnatës në Katedrale, duhet të respektohen masat, që janë ndërmarrë në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ipeshkvisë sonë.
Të respektohen masat sipas Manualit për parandalimin dhe luftimin e COVID-19 si në vijim:
Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha objektet (kishat), ku do të bëhen ceremonitë fetare (meshat).
Të respektohet distanca prej 2 metra.
Gjatë gjithë kohës të mbahen maskat nga pjesëmarrësit në ceremoni.
Të ketë dezinfektues në hyrje dhe brenda objektit kishtar.
Të ju ndalohet pjesëmarrja në meshë e të sëmurëve kronik dhe të moshuarve.
Mundësohet mbajtja e Meshës së Krishtlindjes me datë 24.12.2020 në mesnatë sipas kërkesës së Ipeshkëvisë. Koha e lejuar është, prej orës 23:00 të datës 24.12. deri në ora 02:00 të datës 25.12.2020.
Pas përfundimit të meshës së mesnatës, Ipeshkvia e Kosovës është e obliguar të respektojë Vendimin e Qeverisë si dhe vendimet e Ministrit të Shëndetësisë.