Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot dy vite që nga pandemia, IKSHPK :Vazhdoni të respektoni masat parandaluese kundër COVID-19

Ka dy vite që janë paraqitur rastet e para të infektuara me virusin COVID-19 në Kosovë.

Por edhe sot e kësaj dite,  Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike bënë thirrje që të vazhdohet të respektohen masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

“Dy vjet më parë u raportuan rastet e para me COVID-19 edhe në vendin tonë! Të gjithë pa dallim dhe domosdoshmërisht duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat parandaluese kundër COVID-19 dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësor!”, deklaron IKSHPK.

Po ashtu sipas IKSHPK-së, stafi mjekësorë po punon pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë.

“Ekipet e IKSHPK po punojnë pandërprerë deri në përfundimin final të pandemisë!”, njofton IKSHPK.

Ndër tjerash me 13 mars 2020 u raportuan dy rastet e para të infektimit me COVID-19, në Kosovë. E që nga atëherë e deri më tash në Kosovë sipas të dhënave nga MSh-ja, me virusin COVID-19 janë prekur 226 mijë e 845 qytetarë, ndërkaq jetën e kanë humbur 3 mijë e 124.

Kurse nga fillimi i vaksinimit e deri më sot në Kosovë janë vaksinuar 1 milion e 817 mijë e 550 qytetarë, 818 mijë e 255 prej tyre kanë marrë të dy dozat e vaksinës.

Në anën tjetër, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar vetëm 32 raste të reja me virusin COVID-19, kurse aktualisht numri i rasteve aktive ka rënë në 748.

Youtube

Arkiva

Kategoritë