Të mërkurën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe në intervale të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara shiu dhe bore.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 0 deri në 3 gradë, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5 gradë Celsius, raporton MeteoKosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 13-30 km/h.