Mar, Mar 26, 2024
Banner Top
Banner Top
Sot – Dita Ndërkombëtare e Paqes

Dita Ndërkombëtare e Paqes është themeluar nga Kombet e Bashkuara. Ajo shënohet nga qindra miliona njerëz dhe mijëra organizata më 21 shtator të çdo viti.

Ishte viti 1954 kur kjo kambanë e farkuar nga monedhat e mbledhura nga fëmijët e 60 shteteve iu dhurua Kombeve të Bashkuara nga Shoqata e OKB-së së Japonisë.

Që atëherë, për gjysmë shekulli, kambana ka dërguar porosi të fuqishme në mbarë botën lidhur me aspiratat e njerëzimit për paqe.

Gjatë gjithë kësaj kohe, prej kulminacionit të Luftës së Ftohtë deri në rritjen e konflikteve përbrenda shteteve, nga përhapja e SIDA-s e deri tek aktet e terrorizmit, jehona e kambanës ka mbetur e pandryshuar, e qartë dhe e vërtetë.

Me rastin e kësaj dite, Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë do të vendosë sot një instilacion pranë Monumentit “New Born”, në orën 12:00. /kp/

Youtube

Arkiva

Kategoritë