Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Sot – Dita Botërore e Diabetit

14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit.

Në 14 nëntor, në Ditën Botërore të Diabetit, të gjitha komunitetet mjekësore dhe shoqatat e diabetit bashkohen në një zë të fuqishëm për të parandaluar diabetin, këtë “pandemi” të re globale.

14 nëntori si Dita Botërore e Diabetit është vendosur për nder të ditëlindjes së Frederik Banting, i cili së bashku me Charles Best, të dy shkencëtarë kanadezë, arritën të izolojnë nga pankreasi i qenit insulinën, e cila ndryshoi dhe shpëtoi jetën e diabetikëve në mbarë botën.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё diabet. Kjo epidemi globale e diabetit qё po zhvillohet do tё ndiqet mё pas nga njё rritje e shpejtё e mbipeshёs, pёrfshirё obezitetin dhe inaktivitetin fizik.

Ekspertët e ISHP-së thonë se parashikohet qё diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030. Vdekjet totale tё shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.

Numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030. 3 në 4 persona me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Arkiva

Kategoritë