Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se java e dytë e muajit shkurt do të karakterizohet me mot relativisht të qëndrueshëm, përjashtuar dy ditët e para të javës, ku parashihen reshje shiu dhe bore.
Temperaturat do të kenë rritje të lehta në të dy vlerat, sidomos nga dita e mërkurë
Minimalet parashihen të ulen deri -3 gradë, kurse maksimalet parashihen të arrijnë deri 11 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s.