Përmes një videoje sensibilizuese, SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës u bëjnë thirrje të gjitha grave shtatzëna që të mos i braktisin fëmijët e tyre.
Duke marrë shkas nga paragjykimet sociale, që vijnë shpesh për gratë shtatzëna pas ndarjes, ka raste kur ato detyrohen ta abortojnë fëmijën.
E që kjo mos të ndodhë, SOS Fshatrat e Fëmijëve të Kosovës, pos thirrjes, ofrojnë edhe përkrahje për gratë shtatzëna pa mbështetje.
Postimi i tyre i plotë:
𝐒𝐡𝐭𝐚𝐭𝐳𝐞̈𝐧𝐢𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐤𝐢𝐦, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐠𝐣𝐢𝐭𝐡𝐦𝐨𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐫𝐚𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐮𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐚 𝐠𝐞̈𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞𝐤𝐢𝐦. Nëse jeni shtatzënë, jeni e rrethuar me pasiguri për të ardhmen dhe nuk keni përkrahjen që ju nevojitet gjatë kësaj periudhe për ju, 𝐌𝐨s 𝐞 𝐁𝐫𝐚𝐤𝐭𝐢𝐬 𝐅𝐨𝐬𝐡𝐧𝐣𝐞̈𝐧! Na kontaktoni dhe ne do të ju ofrojmë shtëpi dhe përkrahje për ju dhe foshnjën tuaj!
Mund të na shkruani në Facebook/Instagram, të na thirrni ose shkruani në: +383 45 195 900, të na dërgoni emai në: info@soskosova.org ose thjesht hajdeni në SOS Fshat në Velani dhe do të gjeni përkrahjen e nevojshme!
Ndiqeni videon informuese më poshtë, për të kuptuar më shumë për njësinë “Nëna dhe Fëmija” dhe përkrahjen që ofron kjo njësi për nënat e reja!
#MosMLe
Videon sensibilizuese e gjeni në lidhjen e mëposhtme: