Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sonte në “Takim virtual me Shëndritin” mjeku specializant neurolog, Fatos Morina

Të premten më fillim nga ora 20:00, në emisionin “Takim virtual me Shëndritin”, do të jetë i ftuar specializanti i neurologjisë, Fatos Morina.

Morina aktualisht jeton dhe vepron në Gjermani, ku edhe po e kryen specializimin në lëminë e neurologjisë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje (Mitrovicë), për t’i vazhduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, të cilat i pwrfundoi me sukses.

Me Morinën do të diskutohet për vaksinën AstraZeneca dhe ndërlidhjen e saj me trombozën trunore dhe trajtimin e kësaj të fundit.

Cilat janë pasojat e trombozës? Si mund të parandalojmë formimin e trombit?  Sa e sigurt është vaksina AstraZeneca? Janë disa nga pyetjet që do t’u jepen përgjigje gjatë kësaj lidhjeje të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, kushdo që ka ndonjë pyetje, këtë mund ta bëjë duke u orientuar në faqen Familja Jonë në Instagram dhe Facebook, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Për shumcka në lidhje me vaksinën AstraZeneca dhe ndërlidhjen e saj me trombozën trunore, ndiqeni emisionin “Takimi virtual me Shëndritin” më fillim nga ora 20:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë