Një mënyrë e thjeshtë dhe natyrale për të larguar më lehtë bakteret dhe toksinat nga trupi juaj është ta konsumoni këtë përzierje çdo mëngjes
“Pastrimi” i zorrës së trashë është një mënyrë e mirë për të rregulluar tretjen dhe për të pastruar trupin nga toksinat.
Uji është një mënyrë e mirë për të rregulluar tretjen dhe për të siguruar funksionimin e mirë të të gjithë trupit. Është thjesht e nevojshme të pini gjashtë deri në tetë gota ujë të vakët gjatë ditës.
Ekspertët këshillojnë konsumimin e frutave dhe perimeve të freskëta me përmbajtje të lartë uji.
Gjithashtu është e mundur të shpëlani zorrën e trashë me ujë të kripur. Këshilla është që të përzieni dy lugë çaji kripë deti me ujë të vakët dhe ta pini këtë pije me stomakun bosh.
Uji dhe kripa e detit do të stimulojnë lëvizjet e zorrës së trashë brenda pak minutash.
Gjithashtu, fibrat bimore janë një ndihmë e fuqishme për tretjen, ato janë lëndë ushqyese thelbësore dhe ka mjaft të tilla në fruta, perime, drithëra integrale, arra, fara. Ato mund të rregullojnë kapsllëkun, por edhe zorrët tepër aktive.
Megjithatë, tretësira që pastron më së miri zorrët është përzierja e lëngut të freskët të limonit, një lugë çaji mjaltë dhe pak kripë, e cila duhet të përzihet me ujë të ngrohtë dhe të pihet në mëngjes me stomakun bosh. Kjo pije është një mënyrë e mirë për të zgjuar trupin dhe për të nxitur funksionimin e mirë të zorrës së trashë.
Gjithashtu rekomandohen lëngjet e frutave dhe perimeve. Lëngjet e mollës, limonit dhe aloe vera janë një mënyrë efektive për të pastruar zorrën e trashë. Përveç kësaj, në këtë mënyrë, ne do t’i sigurojmë trupit të gjitha lëndët ushqyese dhe vitaminat që mund të forcojnë sistemin imunitar.
Përveç kësaj, çajrat bimor janë një ilaç tradicional për zorrët. Bimët laksative si aloe vera dhe rrënja e mëllagës së bardhë janë agjentë të fuqishëm kundër kapsllëkut.