Smajl Latifi, kryetar i Komunës së Rahovecit, në një postim në faqen e tij në Facebook ka bërë një njoftim të rëndësishëm për qytetarë e kësaj komune, duke treguar që edhe 14 raste tjera pozitive janë konfirmuar nga Instituti i Shëndetësisë së Kosovës.
Ai i lutet banorëve të kenë disiplinë, durim e kujdes të shtuar këto ditë.
Më poshtë njoftimi i tij
Të dashur qytetarë,
Nga 17 mostra të marra sot në Rahovec, të tëra këto raste kontakti të dy pacienteve të infektuara me COVID-19, nga IKSHP sapo mora konfirmimin që kemi 14 raste POZITIV, në komunën tonë.
Pra, nga ju kërkohet disiplinë dhe kujdes për të fituar luftën ndaj infeksionit COVID-19.
Nuk ka vend për panik, por që duhet të jemi të kujdesshëm e të qëndrojmë në shtëpi në menyrë që të tejkalojmë me sukses këtë situatë, ju lutem shmangeni daljet pa nevojë në grupe dhe ndaloni vizitat te familjarët.
Ne situatën e kemi nën kontroll, por kësaj radhe na nevojitet edhe ndihma juaj që ta tejkalojmë bashkë edhe këtë sdidë.
SL