Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Sistemit shëndetësor i shtohen edhe 1500 specializantë; Zemaj: Nuk do i lëmë mjekët të ikin

Sot sistemit shëndetësor të Kosovës i janë shtuar edhe 1500 specializantë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se e kishte në prioritet që të zgjidhte këtë çështjë “njëherë e përgjithmonë” që, sipas tij, ishte problem i madh në këto pesë vjetët e fundit, njofton Klan Kosova.

“Këta për vjet të tëra nuk kanë praktikuar profesionin e tyr, për të cilat kanë përfunduar studimet universitare dhe tash u duhet të ndjekin specializim në fushat e tyre të preferuara”.

“Mjekët e kanë pritur këtë vendim për specializim. Jam i lumtur për juve që do të shtoheni kuadros më të shkolluar në vend, armatës së mjekëve shembullorë që u dëshmuan në çdo kohë. Jemi të lumtur që e keni thyer bllokadën e pakuptueshme dhe i kemi dhënë mundësi 1500 mjekëve për të filluar specializimin”.

Zemaj njoftoi se ky konkurs do të hapet çdo vit.

Ai po ashtu, foli edhe për pandeminë duke thënë se masat duhet të zbatohen me përpikmëri në këtë trend të rritjes së rasteve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë