Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Sipmtomat dhe shkaktarët e alergjive stinore

Ndryshimi i stinës, por edhe temperaturat e luhatshme, bëjnë që shumë njerëz të preken nga viroza të ndryshme, ndërsa alergjitë bëhen edhe më të shpeshta. Por edhe ndotja e ambientit dhe temperaturat ngelen dy faktorët kryesorë që shkaktojnë te persona alergjikë, gjendje të ngjashme me atë gripale.

Simptomat e alergjive

Në alergjitë stinore ne rastin e stines se pranveres simptomat lidhen më tepër me rrugët e frymëmarrjes. Këto tip alergjish shfaqen nëpërmjet rrufës dhe astmës alergjike, më rrallë nëpërmjet lëkurës, urtikariet alergjike. Simptomat e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë përgjithësisht: ënjtje të mukozave të hundës dhe të sinuseve, sinusit alergjik, rrufë me sekrecione të ujshme, teshtima, kruajtje të hundës dhe të qiellzës.

Kush është shkaktari kryesor i alergjive?

-Alergenët që thithen nga ajri si për shembull, pluhuri i shtëpisë, sporet e myqeve, polenet e bimëve, qimet e kafshëve etj.

-Alergenët ushqimorë, më të shpeshtit janë; veza, qumështi, kikirikët, bajamet, frutat e detit, mielli, por nuk janë të përjashtuar nga kjo listë të gjitha ushqimet e tjera.

-Alergenët e kontaktit me lëkurën (shkaktarë të dermatiteve alergjike, si për shembull nikeli, përbërësit kozmetik; të kuq buzësh, manikyri, pudra, tualeti, kremrat, parfumet, plastika, detergjentet etj.

Arkiva

Kategoritë