Në SHBA çdo vit, 800 mijë persona pësojnë sulm në tru. Ky numër mund të jetë shumë më i vogël, nëse personat i shohin me kujdes simptomat që paraqiten shumë kohë përpara se sulmi të ndodhë.
Presioni i lartë i gjakut – mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore, përfshirë këtu edhe sulmin në tru.
Probleme me shikim – një prej simptomave më të shpeshta të sulmit në tru, lidhet me shikim të dobët në njërin sy.
Mpirje në njërën pjesë të trupit – këtu përfshihet edhe mpirje në njërën dorë, këmbë dhe njërën jesë të fytyrës.
Marramendje – një studim ka treguar që marramendja, është një prej simptomave më të shpeshta që paraqitet tek personat që priten të kenë sulm në tru./Familja Jone