Proteina luan një rol të rëndësishëm në shëndetin e gjithë trupit.
Një studim i publikuar në PubMed, ka bërë të ditur që në gjithë botën janë 1 miliard persona që vuajnë nga mungesa e proteinës në trup.
Janë disa simptoma që do ju bëjë të kuptoni që keni mungesë të proteinës në organizëm.
Ndjeni uri gjithmonë – kjo është një shenjë tipike, e një organizmi që nuk ka mjaftueshëm proteinë.
Dhimbje të muskujve -janë tregues të mungesës së proteinës – kjo pasi proteina është e domosdoshme për rritjen dhe mirëmbajtjen e muskujve.
Probleme me lëkurë dhe thonjtë – një prej arsyeve pse thonjtë bëhen tejet të dobët, është për shkak të mungesës së proteinës . Por mungesa e proteinës ndikon që lëkura të bëhet më e thatë.
Humbja e flokëve – është një prej simptomave që vijnë nga mungesa e proteinës.