Mënyra e vetme për të diagnostikuar endometriozës është laparoskopia, dhe në rast se përballeni me simptome të tilla, kontaktoni mjekun tuaj.
Ndër simptomat e rënda me të cilat mund të përballeni janë:
-Dhimbjet menstruale
Dhimbjet e shumta si rezultat i ciklit menstrual mund të jetë shenjë e endometriozës.Sidoqoftë, ngërçet menstruale mund të shkaktohen edhe nga kushte tjera.
Ngërçet nga endometrioza janë më intensive, të cilat shkaktojnë nauze dhe diarre.
-Dhimbjet nga legeni
Rreth 20 përqind e grave me endometriozë do të kenë dhimbje në legen gjatë cikleve të tyre.Është e rëndësishme të theksohet se sasia e dhimbjes së legenit që përjetoni nuk lidhet drejtpërdrejt me ashpërsinë e endometriozës.
-Dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale
Marrëdhëniet e dhimbshme janë një tjetër simptomë e mundshme e endometriozës.
-Steriliteti
Sipas American Society for Reproductive Medicine, endometrioza mund të gjendet deri në 50 përqind të grave jopjellore.
-Depresioni dhe lodhja
Depresioni dhe lodhja mund të rezultojnë nga endometrioza./VeryWellHealth