Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat e ‘turpshme’ të shtatzënisë

Shtatzënia ndryshon jetën dhe trupin.

Janë disa gjëra gjenerale që të gjithë i dinë për shtatzënisë, por disa të tjera nuk ja trego askush!

Ajo që dihet është që barku rritet, do ndiheni më të lodhur se zakonisht si dhe do të keni të vjella.

Sipas autores së librit Expecting 411: Clear Ansëers and Smart Advice of your Pregnancy, Michele M. Hakakhna, thotë: “Shumë gjëra ndodhin në trupin e një gruaje shtatzënë, përfshirë rritjen e qimeve në bark, kapsllëk, hemorroide etj.  Për këto gjëra nuk flasin zakonisht gratë”, shprehet Hakakhba.

Më poshtë do i listojmë disa gjëra që i ndodhin pothuajse të gjitha grave shtatzënë dhe nëse e gjeni veten, mos u ndjeni keq (pasi të gjitha i kanë, por nuk të kanë treguar).

Gazra

Shumica e grave shtatzëna kanë gazra më tepër se gratë që nuk po presin fëmijë. Kjo ndodhë për shkak që shtatzënia ndryshon statusin hormonal, që mund ta ngadalësojë edhe traktin gastrointestinal. Madje, shumicën e kohës gratë shtatzëna nuk mund t’i ndalin gazrat.

Sipas Hakakha, mënyra më e mirë është që të bëhen ushtrime fizike pasi mundëson që ushqimi të shkrihet më shpejtë.

Qime në fytyrë

Gjatë shtatzënisë, hormonet janë përgjegjëse për rritjen e qimeve në vende të padëshirueshme.

Hemorroidet

Hemorroidet janë tej mase të shpeshta tek gratë shtatzëna. Sipas Hakakha, për shkak të kapsllëkut dalin hemorroidet. Që t’i mënjanoni hemorroidet ju duhet të qëndroni të hidratuar dhe të hani fibra.

Aknet

Pucërrat gjatë tremujorit të parë janë të shpeshta tek gratë shtatzëna. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë