Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Simptomat e sulmit të heshtur të zemrës

Sulmet e heshtura të zemrës, të njohura ndryshe si infarkt i heshtur i miokardit, karakterizohen nga disa simptoma shumë të lehta saqë vet njeriu nuk do e kuptojë se ndërlidhen me ketë gjendje.

Nicole Weinberg, MD, kardiologe, thotë se mund të ketë situata ku njerëzit nuk kanë simptoma në një atak të heshtur në zemër.

Këto përfshijnë lodhje, dispepsi, shqetësim në gjoks, shpinë ose nofull dhe gulçim, sipas Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjarë (AAFP).

Një atak i zakonshëm në zemër mund të ketë simptoma të ngjashme, por gjithashtu shpesh përfshin një ndjesi presioni ose dhimbje në gjoks, krahë, qafë, shpinë dhe/ose nofull.

Sipas studimeve, këto sulmet e heshtura në zemër ndodhin më shumë tek burrat se gratë.

Mirëpo, sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës, gratë kishin më shumë gjasa të kishin pasoja fatale, nëse nuk i marrin mjaft seriozisht simptomat./ Insider,

Youtube

Arkiva

Kategoritë