Më pak kollë e temperaturë e më shumë të vjella. Simptomat e Covid-19 po ndryshojnë. Virusi po evoluon e po ndryshon armët me të cilat godet, thonë ekspertët.
Tani mjaft nga të rinjtë e prekur nga ky virus ankohen për dobësi të madhe trupore, lodhje, dhimbje të muskujve dhe të barkut, si edhe për të vjella, dhimbje koke e probleme gastrointestinale.
Krahasuar me një vit më parë, duket se sëmundja i ka mofidikuar pasojat mbi organizmin tonë dhe gjithmonë e më pak efekti i koronavirusit po lidhet me problemet respiratore. Një studim britanik i realizuar me porosi të Ministrisë së Shëndetësisë tregon nga 19 mijë pacientë të mbajtur nën vëzhgim, pothuajse gjysma nuk paraqesnin më simptomat e zakonshme të lidhura me Covid-19, përfshirë këtu humbjen e shijes dhe të nuhatjes.
Gjithmonë e më shumë po shfaqen shenja të tilla si të vjellat dhe diareja. Kjo valë e re duket se ka prekur sidomos moshat më të reja. Shqetësimet e lidhura me aparatin tretës ishin ato që raportoheshin më pak në fillimin e pandemisë, por sot prevalojnë teksa mosha e të sëmurëve është ulur në mënyrë drastike.