Gjakrrjedhja nga vagjina, kur nuk është cikël menstrual, është një shkak për alarm, por edhe simptoma të tjera
Edhe nëse praktikoni seks të mbrojtur dhe të sigurt, nuk është një garanci, sepse prezervativët nuk mund t’ju mbrojnë kur bëhet fjalë për disa infeksione.
Infeksionet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme, jo gjithmonë shoqërohen me simptoma. Kjo është arsyeja pse nuk arrijnë të diagnostikohen deri në momentin e ndodhjes së komplikimeve shëndetësore ose diagnostikimit, transmeton Telegrafi.
Shenjat dhe simptomat që tregojnë prezencën e sëmundjeve gjenitale përfshijnë:
Ndjesi djegieje gjatë urinimit
Është simptoma më e zakonshme e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Dhimbja ndodh për shkak të inflamacionit të traktit urinar, kur bakteret grumbullohen në mukozën e uretrës.
Rritja e sekretimit të aromës së fortë
Sekrecionet e tepërta, aroma – mund të tregojnë simptoma të klamidisë, gonorresë ose trikomoniazës. Është një inflamacion i traktit riprodhues që shkakton acarim dhe sekretim.
Organi gjenital kruhet vazhdimisht
Kruarja është një simptomë e një sëmundje seksualisht të transmetueshme si trichomoniasis.
Gjakrrjedhje e papritur
Gjakderdhja nga vagjina, kur nuk ka cikël menstrual, është një shkak për alarm. Gjakderdhja më shpesh ndodh pas seksit,dhe fajtori për këtë është virusi HPV, i cili irriton mukozën e ndjeshme të vagjinës.
Dhimbje gjatë seksit
Femrat që kanë marrë një infeksion fillojnë të kenë pakënaqësi ose dhimbje gjatë aktit seksual dhe kjo ndodh sepse indet e vagjinës dhe mitrës janë infektuar dhe janë bërë tepër të ndjeshme. Më shpesh, sëmundjet seksualisht të transmetueshme, klamidia dhe gonorrea janë përgjegjëse për këtë.
Xhungat, lythat në organet gjenitale
Xhungat, lythat e pazakonta në organet gjenitale shkaktohen nga një numër sëmundjesh seksualisht të transmetueshme si virusi HPV (kondiloma), sifilizi ose lythat virale – molusku (molluscum contagiosum). Fatkeqësisht, ndërsa herpesi mund të shërohet, virusi HPV qëndron përgjithmonë në trupin tonë dhe mund të aktivizohet herë pas here.
Dhimbje barku
Nëse filloni të keni dhimbje barku të cilat nuk ngjajnë shumë me dhimbjet paramenstruale ndodh sepse mitra juaj është infektuar. Nëse nuk largohet me qetësues atëherë duhet të vizitoheni te mjeku.
Pse është kaq e rëndësishme ta kuroni këtë sa më shpejt të jetë e mundur?
Në atë rast, ju rrezikoni të dëmtoni përgjithmonë sistemin riprodhues!
Gjëja më e dobishme që mund të bëni është të kontaktoni gjinekologun tuaj në dyshimin e parë se diçka nuk është në rregull. Dhe, sigurisht, ekzaminimet parandaluese një herë në vit janë absolutisht të detyrueshme!