Perafërsisht 15 përqind e popullësisë në botë, vuan nga insomnia. Për të pasur një funksion normal, njeriut i duhen deri në 8 orë gjumë.
Por ka arsye, pse disa persona nuk mund të flenë:
Skleroza multiple – shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë, kanë zbuluar që ka një lidhshmëri mes sklerozës multiple dhe insomnisë. Në këtë hulumtim kanë marr pjesë mbi 2 mijë persona me sklerozë multiple dhe 70 përqind e tyre, kanë pasur probleme me gjumë.
Stresi – është një prej aryseve që një person mund të mos bëjë gjumë të rehatshëm. Një hulumtim i kryer nga American Academy of Sleep Medicine, ka zbuluar që stresi shkakton insomninë. Sipas tyre, sa më shumë që një person ka stres, aq më shumë është i rrezikuar që të ketë insomni.
Pijet energjike – janë një tjetër aryse pse ju mund të qëndroni pa gjumë. Një hulumtim i kryer nga Camilo Jose Cela University, ka studiuar ndikimin e pijeve energjike me insomninë. Sipas tyre, pijet energjike stimulojnë sistemin qendror nervor dhe bënë që të mos flini.
Astma – sipas hulumtuesve të Universitetit të Pittsburghut, ka zbuluar që insomnia mund të paraqitet tek të rriturit që kanë astmë. 37 përqind e pjesëmarrësve në këtë hulumtim, kanë thënë se kanë probleme me gjumë. /Familja Jone