Mër, Qer 29, 2022
Banner Top
Banner Top
Si u shënua 12 Qershori,Dita botërore kundër punës së rëndë te fëmijët

Këtë të shtunë në emisionin “Familjajonë”, ishin të ftuar Egzona Gashi, kordinatore në Qendrën ditore për fëmijët me situatë rruge, Fleta Baraku, artiste nga MuseKosova dhe Veton Gashi, regjisor i shfaqjes “Ëndrra ime”, që ka përkuar me 12 Qershorin, datë e cila shënon ditën botërore kundër punës së rëndë te fëmijët, qështje për të cilën u diskutua këtë javë me tre musafirët në studio.

Kordinatorja e Qendrës për fëmijët me situatë rruge, gjatë emisionit ka treguar për disa nga aktivitetet që janë organizuar në nderë të 12 qërshorit, pjesë e së cilave ishte edhe një shfaqje teatrale e përgatitur nga fëmijët e qendrës.

“Për nder të kësaj dite kemi përgatitur kryesisht aktivitete artistike bashkë me fëmijët e qendrës, në bashkëpinim me MuseKosova, ku kemi të angazhuar artistë për aktivitetet e artit të pikturës dhe përformancës artistike në të njejtën kohë për të shënuar këtë datë, fëmijët e qendrës në bashkpunim me fëmijë e qytetit Fushë Kosovës, kanë përgatitur edhe një shfaqje teatrale”, shpjegoi Gashi.

Ndërkaq, sa i përketë detajeve rreth shfaqjes teatrale, regjisori Veton Gashi tha që fëmijët kanë qenë shumë bashkëpunues dhe që e gjjithë puna në fund u shërbeu fëmijëve për të mirë.

“Kjo është shfaqja e 4 ose e 5 por që por kjo e fundit ishte në bashkpunim me qendrën ditore për fëmijët me situatë rruge, ne kemi punuar me këta fëmijë, kemi punuar me lëvizyje dhe fëmijët janë adaptuar, ka fillar të ju pëlqej dhe ka pas komunikim më të lehtë dhe na kanë lënë përshtypje edhe neve si organizues”, përshkroi ai.

Po ashtu edhe artistja, Fleta Baraku tha që ishte një kënaqësi e veqantë të punonte me këta fëmijë dhe të nxirrte talentë të rijë në fushën e aktrimit.

“Ka vite që punoj me fëmijët e qendrës është kënaqësi e veqantë të punoj me ta, kjo përvoja e fundit ka qenë vërtetë shumë e mirë, me plotë momente të mira nga të cilat kemi nxjerrë edhe shumë talente”, tha ajo.

Për të mësuar më detajisht rreth aktivitetëve për 12 Qershorin, ndiqeni intervistën e plotë në faqen zyrtare të familjajonë në facebook dhe youtube./ familjajonë.

Arkiva

Kategoritë