Dhëmbët duan kujdes të rregullt dhe të madh, prandaj është me rëndësi të dihet se si të gjejmë mënyra efektive që ata të qëndrojnë gjithnjë të bardhë.
Ngrënia padyshim ndikon në formimin e një papastërtie brenda gojës, por ne nuk duhet lejuar që dhëmbët tanë të qëndrojnë të papastruar pas ushqimit.
Si metoda të mira për të pasur dhëmbë të bardhë janë disa, ku secila prej tyre e ka në thelb pastrimin e vazhdueshëm të gojës. Soda e bukës, lëvorja e bananës, uthulla e mollës së egër dhe limoni me kripë të vendosura në pastë dhëmbësh janë vetëm disa prej formave natyrale që goja jonë të mos kundërmojë dhe të mos kemi frikë të qeshim.