Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si t’i thani flokët si një profesioniste e vërtetë: Këtë hile duhet patjetër ta dijë çdo grua!

Të gjithë do ju kenë zili për këtë model flokësh, dhe ju do të dukeni sikur sapo keni dalë nga salloni

Këshilla e parë e profesionistëve është të zgjidhni tharësen e duhur të flokëve.

Ekzistojnë shumë tharëse, mirëpo kur blini tharëse të re, më e rëndësishme është: Fuqia: ngrohje më e fuqishme dhe qarkullim ajri, transmeton Telegrafi.

Keni nevojë për tharëse prej së paku 1800 vat në mënyrë që të pengoni përdredhjen e flokëve. Mirëpo, nëse flokët tuaj janë të dendur dhe të harlisur, mbase keni nevojë për një tharëse prej më shumë se 2000 vat.

Për arritje të rezultateve të përsosura do t’ju nevojiten disa mbështjellës të flokëve dhe sprej për mbrojtjen nga nxehtësia.

Para se të filloni me tharjen e flokëve, aplikoni sprej në flokë, në mënyrë që të mos dëmtohen nga përdorimi i tharëses.

Hapi i parë: Thani flokët me tharëse.

Hapi i dytë: Flokët ndani në dy pjesë:

Hapi i tretë: Me një brushë më të madhe thani xhufkë pas xhufke, pastaj mbështillni në mbështjellëse nga fytyra dhe me karficë fiksoni flokët.

Kur të keni përfunduar të gjitha, lini flokët të mbështjella rreth 10 deri 15 minuta, në mënyrë që të ftohen, dhe rezultatet do të jenë më të mira.

Kur t’i hiqni mbështjellësit, flokët do të kenë vëllim të plotë dhe do të duken sikur sapo keni dalë nga salloni.

Në videon në vazhdim shikoni se si duket ky proces:

Youtube

Arkiva

Kategoritë