Mar, Jan 25, 2022
Banner Top
Banner Top
Si t’i bëjmë vetullat më të plota?

Mjaft më me teknika të cilat ju harxhojnë kohën dhe paratë, tashmë mund të kujdeseni për mbushjen e vetullave dhe në shtëpi.

Lëngu i qepës

Edhe pse mund t’ju tingëllojë e çuditshme, lëngu i qepës ndihmon shumë në rritjen e flokëve dhe vetullave. Permban squfur që përmirëson prodhimin e indeve të kolagjenit të nevojshme për rritjen e duhur të vetullave.

Masazhojini vetullat me këtë lëng dhe lëreni të qëndrojë për 5 minuta pastaj pastroni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Vaji i kokosit

Për të pasur vetulla të dendura dhe të shëndosha, ju mund të përdorni vajin e kokosit. Proteinat e ndryshme, si dhe vitaminat ushqyese të tilla si vitamina E, ndihmojnë shumë në kujdesin ndaj vetullave.

Vendoseni vajin e kokosit në pambuk apo në gishtërinj dhe masazhojini lehtë vetullat. Lëreni vajin të qëndrojë gjatë natës dhe në mëngjes pastrojeni fytyrën.

Do të vëreni ndryshimin menjëherë pas përdorimit.

Vaji i ullirit

Përveç  rëndësisë që e ka në  përgatitjen e shumë ushqimeve, vaji i ullirit me proteinat dhe vitaminat që ka ndihmon në rritjen e flokëve dhe vetullave.

Aplikoni vajin e ullirit para gjumit, lëreni  të qëndrojë për 30 minuta dhe pastaj pastrojeni fytyrën më ujë të ngrohtë. Përdoreni në mënyrë të rregullt këtë recetë për të parë rezultate sa më të mira.

Arkiva

Kategoritë