Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të Trajtoni Kyçet e Fryra të Këmbëve me Metoda Natyrale

Nuk ka një kurë të caktuar për kyçet që dhembin apo kanë vështirësi në funksionimin e tyre të përditshëm.

Po ashtu nuk ka edhe një shkak të vetëm, por një mori arsyesh të cilat çojnë në këto vështirësi që prekin trupin.

Një nga dhimbjet më penalizuese e të bezdisshme në jetën e përditshme është ajo e dhimbjes së këmbëve, nyjave apo kyçeve të tyre.

Për t’i mbledhur të gjithë problemet e këtyre kockave në një artikull AgroWeb.org ju sugjeron të ndiqni disa këshilla.

Të gjitha sëbashku mund të përmirësojnë cilësinë tuaj të jetesës nëse vuani nga këto probleme të kyçeve dhe kockave.

Ushtrohuni

Kur këmbët tuaja të ndihen të fryra e të lodhura bëni disa ushtrime specifike.

Drejtoni gishtërinjtë dhe lëvizni këmbët e tendosura në ajër duke formuar shkronjat e alfabetit sipas rradhës.

Kjo aktivizon edhe muskujt më të vegjël të kyçeve tuaja , të cilat pompojnë gjakun nga  këmbët tek zemra.

Shkencëtarët në Universitetin Binghamton të Nju Jorkut thonë se, ky veprim mjaft i thjeshtë mund të lehtësojë rëndimin dhe dhimbjen e këmbëve brenda pak minutash.

Bërja e ushtrimeve që shpjeguam më lart dy herë në ditë ndihmon në parandalimin e  fryrjes së kyçeve.

Vendosini këmbët mbi një jastëk

Nëse këmbët tuaja ndihen të lodhura dhe të fryra ngrijini lart dhe vendosini mbi një jastëk.

Studimet nga Journal of Wound Care, ku bazohet dhe AgroWeb.org, thonë se  ky veprim i thjeshtë para gjumit lehtëson ënjtjen e këmbëve për 67% të grave.

Mbajini sipër një jastëku për të paktën 3 orë ose përgjatë gjithë natës.

Më shumë kalium

Kur gatuani patatet e shijshme, përveç kësaj të fundit përfitoni edhe nga lëkurat e tyre.

Ekspertët e Universitetit të Jelsit pohojnë se, lëkurat e patateve janë shumë të pasura me kalium dhe mund të ndihmojnë kockat.

Në vetëm 10 cm lëkurë patatesh do të përfitoni 1570mg kalium që është një nga focuesit natyralë më të mirë për kockat.

Kjo dozë mbulon rreth 60% të dozës së rekomanduar me kalium që një personi i duhet në ditë.

Kaliumi është një mineral që ndihmon në luftimin e inflamacionit dhe ul dhimbjen, fryrjen apo shtrengimet në kyçe për 48 orë.

Pra herën tjetër që do të zieni, skuqni apo piqni patate sigurouni t’i lani ato mirë bashkë me lëkurë, por mos i qëroni.

Në këtë mënyrë do të përfitoni shumë kalium./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë