Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të trajtoni kollën sipas llojit

Kolla nuk na ndahet, sa herë që ftohet koha dhe vijnë virozat. Ajo mund të jetë acaruese, shpesh e dhimbshme duke ngjallur edhe frikë për shëndetin.

Kolla klasifikohet në disa kategori, kryesisht në bazë të shkakut dhe jo çdo kollë trajtohet njësoj.

Kolla e thatë

Kolla e thatë shfaqet pas gripit dhe të ftohurës. Në shumicën e rasteve kjo kollë largohet vetë, megjithatë ajo mund të bëhet kronike nëse personi vuan nga:

Astma
Urthi,
Kanceri i mushkërive.
Kjo kollë largohet me shurup.

Kolla me sekrecione

Kjo kollë shoqërohet me sekrecione dhe zakonisht shfaqet pas një infeksioni por edhe gripi dhe e ftohura. Në disa raste, sekrecionet kanë njolla gjaku, por ju duhet të shqetësoheni vetëm nëse njollat janë të një ngjyre të errët dhe sekrecionet përmbajnë copa ushqimesh.

Hidratimi është i rëndësishëm por ai duhet shoqëruar me medikamente si: shurup kolle, medikamente kundër dhimbjes dhe pomada për kraharorin.

Kolla e fortë

Kjo kollë ndodh si pasojë e një infeksioni bakterial që shpërndahet lehtë. Ajo shoqërohet me simptoma si të të ftohurës apo gripit dhe zakonisht është shumë e fortë, a thua se do të të shkulen organet nga trupi. Një infeksion i tillë mund të shpërndahet tek njerëzit brenda dy javësh që nga shfaqja e kollës.

Mënyra më e mirë e mbrojtjes nga kjo kollë është vaksinimi dhe në mungesë të tij, kolla mund të trajtohet me antibiotikë.

Kolla kronike

Kolla mund të bëhet kronike nëse zgjat mbi 8 javë. Ajo sinjalizon një sëmundje të fshehur.

Shkaqet e kollës kronike janë:

Infeksion i patrajtuar në rrugët e frymëmarrjes,
Alergjitë,
Duhani,
Ekspozimi ndaj mykut dhe pluhurat,
Sëmundje të mushkërive,
Probleme me gëlltitjen.
Kur Duhet Të Shkoni Tek Mjeku?
Në shumicën e rasteve, kolla nuk përbën një problem serioz.

Megjithatë, ju duhet të shkoni tek mjeku në rastet kur kolla vështirëson frymëmarrjen, zgjat disa javë, nuk largohet edhe pas trajtimit nxjerr sekrecione me njolla gjaku.

Top Channel

Youtube

Arkiva

Kategoritë