Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të silleni kur dikush dëshiron të iu manipulojë?

Manipulimi ndodhë kur një person e keqpërdor tjetrin, me qëllim të përfitimit për veten.
Preston Ni, është ekspert i komunikimit dhe ka shkruar disa mënyra se si të mos bëheni pjesë e manipulimit.


Kuptoni të drejtat fundamentale që keni – gjëja kryesore sipas Ni, kur jeni duke u përballur me një person që dëshiron të iu manipulojë, është të dini të drejtat që keni. Përderisa nuk po i lëndoni të tjerët, ju keni të drejtë që të qëndroni për të drejtat e juaja dhe t’i mbroni ato. E drejta juaj është: të trajtoheni me respekt, t’i shprehni mendimet që keni, të caktoni prioritetet, keni të drejtë të thoni ‘jo’ pa u ndjer në faj etj.
Personat që dëshirojnë të iu manipulojnë, tentojnë që t’ua shkelin këto të drejta apo të përfitojnë nga ju.


Mbani distancë – kështu ju do të kuptoni nëse personi që mendoni se po iu manipulon, sillet ndryshe me persona dhe situata të tjera. Manipulesit sipas Ni, kanë tendencë të jenë të sjellshëm me disa, e tejet të ashpër me disa të tjerë.


Bëni atyre pyetje ‘të vështira’ – manipulesit sipas ekspertit të komunikimit, Ni, tentojnë që të kërkojnë nga ju gjëra të ndryshme. Kur hasni në këso lloj situate, bëni mirë që t’i bëni atyre pyetje, si psh: ‘A iu duket e arsyeshme kjo?’ , ‘A tu doket e drejtë?’ etj.


Thoni jo në mënyrë diplomatike por të vendosur – mundësia për të thënë ‘jo’ në mënyrë diplomatike por të sjellshme, është art i të komunikuarit. Sipas Ni, kjo gjë është e drejtë e secilit dhe ju mund të thoni ‘jo’ kurdo që ju e ndjeni. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë