Fëmijët mund të mos e kuptojnë çfarë saktësisht është tërmeti – dhe mund të jenë të frikësuar.
Nëse fëmija juaj i ka ndier dridhjet e tokës që ndodhën mëngjesin e hershëm të së martës, ju si prind duhet të ia shpjegoni tërmetin në mënyrë të atillë që të përshtatet me moshën e tij/saj.
Prandaj, përmes kësaj video ilustruese që është përgatitur në vitin 2014, ju mund t’ia shpjegoni fëmijës se pse ndodhin tërmetet e tragjedi të tjera.
Përndryshe ky film i animuar është edukativ dhe është prodhuar nga programi Save the Children në Gjeorgji dhe është përshtatur në shqip në kuadër të zbatimit në Shqipëri të projektit “Grantimi i Mbrojtjes dhe Përgatitjes gjatë Emergjencave”. /Familja Jone