Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të nxehta?

Ditëve të fundit, i gjithë rajoni, edhe vendi jonë, është përballur me ditë të nxehta.
Ekspertët kanë sugjeruar tërë kohës që në në orët e pikut të nxehtit të qëndrohet brenda.
Por ndonjëherë, kur temperaturat janë kaq të larta, i nxehti është vështirë i përballueshëm edhe brenda mureve.
Prandaj, ju duhet të keni kujdes që gjatë ditëve të tilla të verës, t’i ndiqni këshillat e mjekëve. Një këshillë e përbashkët e tyre është që të qëndroni të hidratuar.

  1. Pini shumë ujë
    Mënyra më e mirë se si të qëndroni të hidratuar gjatë ditëve të verës, është patjetër konsumimi i ujit. Prandaj, kujdesuni që të pini më shumë ujë se sa zakonisht.
  2. Keni kujdes se sa djersini
    Sa më shumë që keni djerës aq më shumë keni nevojë për lëngje të tjera. Pra, kur djerësini shumë, keni humbur lëngje, të cilat duhet t’i kompenzoni.
  3. Kuptoje për sa ujë në ditë keni nevojë
    Njerëzit më të moshuar, diabetikët ose personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, kanë më shumë nevojë për ujë se sa të tjerët. Nëse jeni i/e moshuar, diabetik apo vuani nga sëmundjet e zemrës, keni kujdes që të pini më shumë ujë se sa të tjerët, në mënyrë që të jeni të hidratuar.
  4. Mos konsumoni alkool
    Konsumimi i alkoolit gjatë ditëve të nxehta të verës, ju dehidraton, duhet të keni kujdes që nëse konsumoni alkool, të pini edhe shumë ujë
  5. Kujdesuni për ushqimin
    Shpeshherë, janë pikërisht ushqimet që iu bëjnë më të dehidratuar. E rëndësishme gjatë verës është që të keni kujdes çfarë ushqimesh konsumoni. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë