Die, Tet 13, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të përdoret uji pas vërshimeve, IKSHKP jep disa rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ua ka ofruar disa rekomandime qytetarëve të vendit pas vërshimeve të kapluara në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Sipas njoftimit, uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.

“Uji para përdorimit patjetër të vlohet si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike. Kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike. Të shfrytëzohen resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar. Si pasojë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit tonë situata me ujë të pijes është vështirësuar dukshëm”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë