Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të mos ju dhemb shpina gjatë ngasjes së veturës: tri gjëra janë shpëtim pa e kuptuar as vetë

Pozicioni i saktë i shoferit pas timonit mundëson jo vetëm mbajtjen e pozicionit të shpinës, por edhe kontroll më të mirë të veturës gjatë ngasjes

Qe se çfarë duhet të bëni për të mos ju dhembur kurrizi kur jeni duke ngarë veturën…

Rregullimi i sediljes

Si rregull, sedilja vendoset në mënyrë që distanca nga koka deri në çatinë e makinës të jetë rreth 10 centimetra ose më shumë, për arsye sigurie në rast të ndonjë aksidenti në trafik, transmeton Telegrafi.

Gabimin e madh që e bëjnë shumë njerëz është se ata “ngrihen” për të parë kapakun e makinës, por dhe në fakt për të pasur një pamje më të mirë gjatë ngasjes. Dhe kjo është plotësisht e gabuar.

Sedilja duhet të rregullohet në mënyrë që këndi i bërë në gjurin e këmbës në pedale të jetë 120 gradë. Në të njëjtën kohë, këmba që “pushon” nuk duhet të zgjatet plotësisht. Duhet të jetë në një kënd të vogël. Në këtë mënyrë, ngarkesa në shpinë do të shpërndahet në mënyrë të barabartë.

Rregullimi i timonit

Duhet të rregullohet në mënyrë që pozicioni i duarve në timon në nyjën e bërrylit të jetë rreth 90 gradë. Përveç kësaj, kyçet e krahëve nuk duhet të qëndrojnë kurrë në timon.

Me pozicionin e duhur të krahëve, muskujt tanë japin forcën maksimale që ne e transferojmë në timon.

Qëndrimi i duhur i trupit

Së pari duhet të siguroheni që jeni ulur saktësisht në mes të sediljes. Shpina duhet të jetë drejt dhe të prekë sediljen nga vithet deri te shpatullat e shpinës.

Kur blini një makinë të re, është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje sediljes. Ulësja e shoferit duhet të jetë e rregullueshme dhe të sigurojë mbështetje të mirë. Në këtë mënyrë, jo vetëm që do të parandaloni lodhjen, por muskujt nuk do të tendosen shumë dhe shpina juaj do të lëndohet më pak. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë