Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të mos e teproni me ushqimin?

Të jesh i vetëdijshëm rreth produkteve që i konsumon do të thotë të keni kontroll më të mirë rreth sasisë së ushqimit që e hani në ditë, gjë që e ndihmon shëndetin, sidomos nëse provoni të bëni zgjedhje pozitive në dietën tuaj.

Sipas ekspertëve mjekësor, ekzistojnë disa strategji për praktikimin e ngrënies me mend, në mënyrë që të mund t’i kontrolloni porcionet tuaja dhe ta ruani shprehinë e ushqyerjes së shëndetshme.

Zgjidhja është shumë e thjeshtë. Kur jeni duke ngrënë ushqim duhet të jeni të vëmendshëm, në mënyrë që ta dini saktësisht sasinë që po e konsumoni, prandaj preferohet të mos ushqeheni gjatë kohës sa jeni duke shikuar TV apo jeni të kyçur në telefon.

Po ashtu, presioni për ta ngrënë tërë porcionin e ushqimit mund të qojë deri të ngrënia e tepruar, prandaj mos keni frikë të leni pak ushqim në pjatë.

Zvogëlimi i sasisë së darkës mund të bëjë që porcionet e balancuara të ushqimit të duken më të përshtatshme. Kështu, ju konsumoni më pak kalori pa u ndier të privuar nga ushqimi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë