Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Si të japësh ndihmën e shpejtë nëse dikush ka kriza të epilepsisë

Epilepsia është një gjendje neurologjike që shkakton kriza të paprovokuara, të përsëritura.

Mjekët e diagnostikojnë epilepsinë kur ndodhin dy ose më shumë kriza pa ndonjë shkak të identifikueshëm.

Cilat janë simptomat e epilepsisë?

Krizat janë simptoma kryesore e epilepsisë. Simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe sipas llojit të krizave.

Kriza fokale (të pjesshme) – nuk përfshin humbje të vetëdijes

▪ ndryshime në shqisën e shijes, nuhatjes, shikimit, dëgjimit ose prekjes
▪ marramendje
▪ ndjesi shpimi gjilpërash dhe dridhjesh të gjymtyrëve

Krizat fokale të pavetëdijshme (të quajtura më parë kriza të pjesshme komplekse) përfshijnë humbje të vetëdijes. Simptoma të tjera përfshijnë:

▪ sytë e ngulitur diku
▪ mosreagim
▪ kryerje e lëvizjeve të përsëritura
▪ dridhje

Ndihma e parë

Kur jeni me dikë që pëson një krizë të lehtë

1. Qëndroni me personin derisa kriza të përfundojë.
2. Pasi të jetë më i qetë, drejtoje në një vend të sigurt dhe thuaji se çfarë ndodh.
3. Përpiquni ta qetësoni.
4. Flisni me qetësi.
5. Ofroni ndihmë nëse mund ta shoqëroni në shtëpi.

Nëse ka krizë që shkakton dridhje

1. Vendoseni me kujdes në tokë.
2. Kthejeni në anë që të marrë më mirë frymë. Vendoseni gojën të drejtuar nga toka. Kjo parandalon që pështyma të bllokojë rrugët e frymëmarrjes dhe e ndihmon personin të marrë frymë më lehtë.
3. Largoni çdo objekt të rrezikshëm aty pranë.
4. Vendosni diçka të butë nën kokë.
5. Nëse ka syze, hiqjani.
6. Lironi veshjet që ndikojnë te frymëmarrja (si kravatë për shembull, jaka a këmishës).
7. Matni kohën e krizës dhe njoftoni menjëherë ndihmën mjekësore nëse zgjat më shumë se 5 minuta.

Nëse dikush ka krizë, duhet që të:

▪ Mos e mbani poshtë dhe mos u përpiqni t’i ndaloni lëvizjet.
▪ Mos i vendosni asgjë në gojë.
▪ Mos i ofroni ushqim ose ujë derisa të jetë plotësisht vigjilent.

Rastet kur duhet thirrur menjëherë ndihma e specializuar mjekësore:

1. Kriza zgjat më shumë se 5 minuta.
2. Ka vështirësi në frymëmarrje.
3. Kriza ndodh në ujë.
4. Personi është i lënduar, shtatzënë ose i sëmurë.
5. Personi nuk kthehet në gjendjen e mëparshme.
6. Kriza ndodh për herë të parë.
7. Personi kërkon ndihmë mjekësore.

Burimi: Anabel

Arkiva

Kategoritë