Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si të i dallojmë lajmet e rreme dhe të e mbrojmë celularin?

Gjithnjë e më shumë po përballemi me disinformata dhe lajme të rrema, teknologjitë moderne të informacionit dhe komunikimit kanë mundësuar shpërndarjen e shpejt të lajmeve, por të cilat vazhdimisht kanë një numër të madhë të pasojave.

Organizata Botërore e Shëndetit etiketoi përhapjen në masë të tyre si një rast të infodemisë.

Ne po ju sjellim disa këshilla se si t’i identifikoni ato dhe si ta mbroni smartphone tuaj.

Verifikoni burimin

Së pari, hidhni një sy në adresën e internetit ku ishte postuar lajmi. Nëse nuk keni dëgjuar kurrë për këtë site, përpiquni të gjeni më shumë informacione në lidhje me të (numër kontakti, postë ose emrat e gazetarëve/redaktuesve).

Verifikoni autorin:

Bëjeni një kërkim të shpejtë për autorin, a është i besueshëm a është i vërtetë ai, shikoni se çfarë lloj lajmesh ka postuar më parë.

Hulumtoni mbi personin e përmendur në artikull:

Ndonjëherë, personi i përmendur në tekst është i panjohur ose nuk është dëgjuar ndonjëherë, kjo është arsyeja pse ju duhet të shikoni më nga afër biografinë dhe referencat e tyre.

Shiko datën e publikimit të lajmit:

Nëse lajmi është i vjetër, ai nuk është i rëndësishëm për ngjarjet aktuale.

Lexo të gjithë lajmin/ raportin:

Shpesh ne lexojmë vetëm titujt e lajmeve por, titujt dhe nëntitujt mund të jenë mashtrues, shiko ngjarjen komplet siç është pasqyruar.

A është lajmi me përmbajtje satirike:

Në ditët e sotme, ueb faqet me përmbajtje satirike janë shtuar, kujdes mos bini preh e tyre.

Është jashtëzakonisht e rëndësishme të mbroni telefonin tuaj të zgjuar me një zgjidhje të softuerit të sigurisë si Samsung Knox- një platformë që ofron siguri dixhitale me shumë nivele. Platforma Samsung Knox është ndërtuar për smartphone, tablet dhe pajisje shtesë Samsung. Ajo përbëhet nga një kombinim i mekanizmave mbrojtës të sigurisë që ju japin mbrojtje kundër vjedhjes së të dhënave, viruseve dhe kërcënimeve të tjera. Që nga momenti kur pajisja ndizet, Knox mbron vazhdimisht identitetin e përdoruesit, si dhe informacionin personal dhe profesional që ruhet në pajisje.

Edukimi medial është bërë i domosdoshëm në ditët e sotme, në mënyrë që të gjithë të jemi të lirë të informohemi drejt dhe saktë e mos të biem pre e mashtrimeve nga lajmet e rreme, kjo lëndë do të ndihmonte në masë të madhe në këtë drejtim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë