Përgjatë jetës lidhemi me njerëz të ndryshëm. Nga familjarët e shoqëria ne krijojmë lidhje të forta me njerëz. Por një lidhje është mbi të gjitha – ajo është mes nënës dhe fëmijës së saj!
Nëna është personi që na ka sjellë në jetë. Nënat kujdesen për fëmijët e tyre në mënyrën më të vecantë dhe asnjë mardhënie tjetër njerëzore nuk është më e fortë.
Një prej eksperiencave më të vështira në jetë, është padyshim humbja e nënës! Disa dhimbje nuk tejkalohen asnjëherë, e humbja e nënës është padyshim një prej tyre.
Kur humbisni nënën, humbet edhe një pjesë e juaja. Procesi i shërimit nga humbja e nënës, është një prej proceseve më të vështira që kalon një njeri.
E vërteta qëndron, që më jeta nuk do të jetë e njëjtë – por gjërat do bëhen mirë.
Nëna juaj nuk do të dëshironte në asnjë mënyrë të ju shihte duke vuajtur, prandaj një prej arsyeve për të vazhduar jetën është pikërisht kjo: nëna juaj urrente të ju shihte të pikëlluar!/FamiljaJone