Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta kuptoni nëse e ftohura ka kaluar në bronshit?

Kjo periudhë e ftohtë është plot me viroza dhe shumë njerëz ankohen se janë ftohur. Por  ndonjëherë ftohja mund të kthehet në bronshit. Prandaj është e rëndësishme që të dini se çfarë të prisni edhe kur ndodh diçka më serioze. Kolla është simptoma më e zakonshme e ftohjes. Kjo pasi mushkëritë tuaja mund të irritohen ose trupi juaj mund të përpiqet të heqë qafe sekrecionet. Por nëse kolliteni akoma pasi ka kaluar shumë kohë që kur mendoni se jeni ftohur atëherë duhet të shkoni tek mjeku.

Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të vëreni nëse ka diçka që e përkeqëson kollën tuaj, psh. ndonjë ndjesi tjetër e pazakontë apo nëse kolliteni me sekrecione. (Kolla e pazakontë, ethet ose gulçimet mund të jenë edhe shenjë e Covid-19. Kolla me gjak, me sekrecione jeshile ose të verdha mund të jetë shenjë e sëmundjeve të rënda. Ndërsa kolla për një kohë shumë të gjatë mund të jetë shenjë e astmës.)

Por çfarë është bronshiti ose ftohja në gjoks?

Bronshiti ndodh kur rrugët e frymëmarrjes në mushkëri janë të skuqura dhe prodhojnë shumë mukozë. Ekzistojnë dy lloje kryesore të bronshitit:

Bronshiti akut është më i zakonshëm dhe zakonisht shkaktohet nga një infeksion viral. Bronshiti akut mund të quhet edhe ftohje në gjoks. Kjo mund të përkeqësohet nga pirja e duhanit. Njerëzit shpesh e përshkruajnë këtë lloj bronshiti si më të keq se një ftohje e zakonshme, por jo aq të keqe sa pneumonia.

Bronshiti kronik është një kollë që zgjat 2 deri në 3 muaj çdo vit për të paktën 2 vjet. Pirja e duhanit është shkaku më i zakonshëm i bronshitit kronik. Shkaqe të tjera përfshijnë ekspozimin ndaj tymit, ndotjes së ajrit, pluhurit ose gazrave toksike.

Simptomat e bronkitit mund të jenë: kollë e shpeshtë me sekrecione, mungesa e energjisë, temperatura, një zhurmë si fishkëllimë kur merrni frymë.

Trajtimet që mund të bëni për bronshitin në shtëpi janë: pini lëngje çdo 1 deri në 2 orë, përveç rasteve kur  mjeku juaj e kufizon marrjen e lëngjeve, pushoni sa më shumë, mos pini duhan. Mund të lehtësoni dhimbjet duke marrë një ilaç antiinflamator. Tregohuni të vëmendshëm  nëse kolliteni me sekrecione dhe ngjyrën e sekrecioneve. Për shkak se viruset janë shumicën e rasteve shkaktarë të bronkitit, antibiotikët zakonisht nuk ndihmojnë.

Nëse jeni të ftohur dhe doni të shmangni bronshitin ajo që duhet të bëni është të mos pini duhan, të mos lejoni të tjerët të pinë duhan në shtëpinë tuaj, qëndroni larg objekteve apo gjërave që mund t’ju irritojnë hundën, fytin dhe mushkëritë (psh kafshët shtëpiake, pluhuri etj), mbani një dietë të shëndetshme, lani shpesh duart, mos I ndani me të tjerët ushqimin, gotat, apo enët dhe merrni medikamentet siç jua këshillon mjeku.

Youtube

Arkiva

Kategoritë