Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ta dalloni një sjellje normale dhe shqetësuese të një i porsalindur

Fëmija juaj, mund të marrë frymë në mënyrë të parregullt – ndonjëherë shpejt dhe cekët, ndonjëherë thellë dhe ngadalë. Është normale që herë pas here të ndalojë frymëmarrjen për rreth dhjetë sekonda.

Poashtu, pasi foshnja të shërohet nga lindja, ushqyerja duhet të bëhet mjaft e rregullt. Fëmija, duhet të ushqehet çdo dy deri në katër orë (tetë deri në 12 herë në ditë). Ndonjëherë 20 minuta do të jenë të mjaftueshme dhe herë të tjera fëmija juaj do të ketë nevojë për më shumë kohë për të marrë qumësht të mjaftueshëm.

Ndër të tjera, ajo se çfarë duhet të ketë parasysh çdo nënë është se bebi juaj duhet të ketë një pelenë të lagur ditën e parë, dy në ditën e dytë dhe tre në të tretën. Në dy ditët e para, jashtëqitjet e foshnjës,  do të jenë të zeza ose jeshile të errët dhe ky proces njihet si mekonium.

Pas disa ushqimeve, jashtëqitjet do të bëhen të lëngshme të verdhë, jeshile ose kafe. Pasi qumështi juaj të jetë përshtatur plotësisht në fëmijën tuaj, ju mund të prisni gjashtë deri në tetë pelena të lagura në ditë.

Të porsalindurit, zakonisht flenë rreth 16 orë në ditë, dhe ndonjëherë me orare të parashikueshme!

Si të kujdesem për kordonin e kërthizës së fëmijës tim?

Kordoni i fëmijës suaj, do të bjerë në një moment në dy javët e para pas lindjes. Mund të ketë erë të keqe ose të ketë pak gjak ose rrjedhje. Nëse lëkura në stomakun e foshnjës tuaj bëhet e kuqe dhe e përflakur, kontaktoni ofruesin tuaj të kujdesit shëndetësor./ Pregnancy Info. ca

Youtube

Arkiva

Kategoritë