Korrektori i syvë ka filluar të përdoret shumë vitet e fundit, për të fshehur rrathët e zinj, qeskat e syve apo edhe rrudhat. Më poshtë do t’ju tregojmë një truk brilant që ju mëson se si të vendosni korrektorin shpejt dhe me lehtësi. Një teknikë krejtësisht e re për aplikimin e korrektorit, e cila është si të vizatosh në fytyrë vnjë palë syze.
Ky truk do t’ju ndryshojë mënyrën se si duket rimeli, do të sigurojë që korrektori të rrijë sa më gjatë në syve dhe do të përmirësojë ndjeshëm paraqitjen tuaj. Pra para se gjithash duke aplikuar korrektorin në këtë mënyrë, ju do t’i jepni rimelit një bazë të shkëlqyer, një “efekt primer”. Jo vetëm kaq, sepse përhapja e korrigjuesit lart – duke ndjekur siluetën e syzeve – ka një efekt të shkëlqyer ngritës. Dy karakteristika që e kanë bërë këtë teknikë aplikimi, një nga truket më virale të bukurisë në TikTok, ku video ka marrë mbi 900 mijë shikime. Pa marrë parasysh që mbulimi që mund të arrihet me këtë teknikë është pothuajse perfekt. Lamtumirë rrathëve të errët, atëherë. Sigurisht, rrathët e zinj rreth syve janë krejtësisht normale dhe nuk ka asgjë për t’u turpëruar. Por nëse në ndonjë moment doni të keni efektin më të mirë të mundshëm nga korrektori, kjo është mënyra e duhur.