Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si produktet e kujdesit dentar mund të zvogëlojnë përhapjen e coronavirusit?

Një studim i fundit i kryer nga Kolegji i Mjekësisë në Pennsylvania, SHBA (via Science Daily), thekson se produktet e zakonshme të kujdesit  dentar mund të inaktivizojnë coronavirusët te njeriu.

Në realizimin e studimit të tyre, të botuar në Journal of Medical Virology, studiuesit testuan produkte të ndryshme të kujdesit oral, si pastat dhëmbëve dhe lëngjet që përdoren për shpalërjet orale dhe vunë re se shumica prej tyre inaktivizojnë 99.9% të virusit pas vetëm 30 sekondash.

Ndonëse studiuesit nuk testuan specifikisht SARS-CoV-2, virusin që shkakton COVID-19, ky i fundit është gjenetikisht i ngjashëm me coronavirusët e tjerë njerëzorë të testuar dhe e bën ekipin e studimit të besojë se rezultatet do të jenë të ngjashme edhe për coronavirusin e ri.

Autori kryesor i studimit, Craig Meyers, një profesor i shquar i mikrobiologjisë dhe imunologjisë, tha se rezultatet tregojnë se ngarkesa virale (sasia e virusit) në gojën e një personi të infektuar mund të zvogëlohet përmes produkteve të zakonshme të kujdesit oral, të cilat merren pa recetë dhe një gjë e tillë redukton fuqinë e transmetimit të sëmundjes.

Një tjetër studim i botuar në Journal of Infectious Diseases doli në përfundime të ngjashme./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë