Bakllava është njëra nga ëmbëlsirat tradicionale të kuzhinës kosovare.
Ndonëse bakllava ka prejardhje turke, përgatitja e saj është një trashëgimi e vogël që përcillet prej gjeneratës në gjeneratë edhe te ne.
Ka disa mënyra të bëhet bakllava, në formën e renditjes së petëve apo edhe të përmbajtjes.
Ne ju sjellim njërën nga mënyrat e përgatitjes së bakllavës.
Përbërësit:
5 ve – Një e plotë dhe 4 vetëm pjesa e kuqe
1 gotë vaj
1 gotë qumësht
1 lugë të mesme sheqer
1 maje thike kripë
Rreth 500 gr miell
Rreth 400 gr arra të qëruara e të coptuara
200 – 300 gr gjalpë
Përbërësit e sherbetit:
2 kavanoza të mëdha me sheqer rreth 1.2 kg
2 kavanoza të mëdha me ujë.
Përgatitja:
Për të përgatitur bakllavën, së pari duhet ta përgatisni brumin. Brumi është i përbërë nga vezët, vaji, qumështi dhe mielli. Kjo përzierje lihet e mbuluar me pecetë kuzhine për 1-2 orë.
Pastaj ky brum merret dhe ndahet në 50 kuleqë, të vegjël (sa e kuqja e vezës).
Merren nga 10 kuleqë dhe të hollohen një nga një me nisheste. Pastaj merren që të 10 kuleqët dhe ndërmjet u vihet nga pak nisheste.
Të gjitha së bashku hollohen sa tepsia. Këtë veprim e përsëritni pra 5 herë, derisa t’i radhitni kështu 50 kuleqët e bërë.
Dy nga petët e holluara shtrihen në tepsi, vihen arrat e coptuara dhe sipri vihen tri petët e tjera.
Pasi që të vihen të gjitha petët, bakllava prehet në copëza të pjerrëta. Pasi të prehet bakllava, ngadalë ia vini përsipëri gjalpën e shkrirë.
Futeni në furrë të ngrohtë dhe e piqni për 2-3 orë në 150 C.
Sherbeti i Bakllavës:
Të vlohet uji rreth 30 minuta derisa të trashet sherbeti.
Bakllava duhet të jetë e ftohtë kur përvlohet me sherbetin e nxehtë.
Përfundimisht e lini të ftohet për t’u servuar.