Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Si ndihen personat me ankth kronik?

Shumë prej nesh ndihen nervoz apo në ankth kur jemi duke e filluar një punë të re, do flasim në publik, presim rezultatet e ndonjë testi apo situata të tjera – e kjo gjë është shumë normale.

Por njerëzit me ankth kronik,  ndihen kështu tërë kohën, çdo ditë.

Kanë mendime jorealiste

Pavarësisht situatës që gjenden, personat me ankth ndjehen të pasigurt gjithmonë. Është shumë e vështirë për ta që t’i largojnë mendimet negative dhe mund të ndodhë që këto mendime të jenë aq intenzive sa të përjetojnë edhe sulme paniku.

I analizojnë me detaje bisedat

Personat me ankth kronik kanë tendencë që t’i analizojnë të gjitha detajet e një bisede. Kjo gjë ua rritë stresin edhe më shumë.

Kanë probleme me gjumë

Njerëzit me ankth jetojnë pashëndetshëm dhe nuk mund të bëjnë gjumë të rehatshëm.

E krahasojnë veten me të tjerët

Ankthi që përjetojnë  i shtyn që të krahasojnë veten me të tjerët sidomos me familjarët dhe miqtë. Arsyeja pse e bëjnë këtë është mendimi që të tjerët janë më të suksesshëm se sa ata.

Ndihen në faj

Të gjithë ndihemi me faj kur e dimë që kemi bërë diçka gabim, por personat me ankth kronik ndihen në faj pothuajse tërë kohën. Edhe nëse nuk kanë bërë asgjë që të ndjehen fajtor, ata gjithmonë e gjejnë një arsye që ta fajësojnë veten./Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë