Mër, Pri 3, 2024
Banner Top
Banner Top
Si e përjetojnë infermierët komunikimin e lajmeve të vështira tek familjarët e pacientit?

Të dielen në emisionin Familja Jonë u diskutuan tema të ndryshme sa i përket mjekimit intensiv në Qendrën Klinike Universitare, aty ku marrin trajtim mjekësor pacientët të cilët janë në gjendje të rënduar shëndetësore.

Gjatë emisionit, pati të ftuar të ndryshëm duke filluar nga anesteziolog, infermierë, e deri tek psikolog.

Gjatë intervistës u diskutuan aspekte të ndryshme që përfshihen në këtë mjekim duke përfshirë edhe anën emocionale të stafit mjeksorë, në vecanti, dhënjen e lajmeve të vështira rreth gjendjes së pacientëve.

Ky komunikim i lajmeve të keqija është një pjesë shumë e ndjeshme dhe e rëndësishme e punës së stafit mjekësor, e sidomos atyre në mjekimin intensiv.

Infermierja Lirije Muja-Topilla u shpreh se edhe infermierët i përjetojnë emocionet shumë afër zemres dhe ndodh shumë shpesh që ata edhe të qajnë.

Ajo theksoi “Nuk ka mundësi nëqoftëse familjarit i humb një pjesëtar i familjes, e të gjithë ata me qajtë dhe ne mos me qajtë. Kjo vjen spontanisht, e sidomos kur kemi raste të djemve dhe vajzave të reja apo edhe fëmijëve”.

Më tej ajo shtoi se ka pasur raste kur ata janë fshehur në një qosh duke qajtur në mënyrë që të mos i shohin familjarët e pacientit.

Për këto dhe shumë detaje të tjera, mund të ndiqni intervistën e plotë në kanalin zyrtar Familja Jonë në YouTube, apo duke klikuar në linkun poshtë: https://www.youtube.com/watch?v=d0CWZU5RQic

Youtube

Arkiva

Kategoritë