Zyrtarët e shëndetësisë në SHBA, të dielën kanë njoftuar edhe për tri raste të tjera të coronavirusit në Kaliforni, duke e shtuar numrin në 11 raste të personave të prekur nga ky virus në SHBA.
Është informuar që një student nga Universiteti i Massachusetts në Boston, është prekur nga coronovirusi dhe vetëm në këtë vend pra Boston, numri i të prekurve është rritur në tetë.
Të premtën Sekretari i Shërbimeve Humane dhe Shëndetësore, Alex Azar, ka deklaruar coronovirusin si një emergjencë shëndetësore në SHBA.
Përndryshe mbi 300 persona kanë humbur jetën pikërisht nga ky virus./FamiljaJone