Një person është plagosur pas të shtënave me armë zjarri që ka ndodhur në Shtime.
Rasti ka ndodhur rreth orës 18:40.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj.
“Rreth orës 18 e 40 minuta, Policia në Shtime ka marrë një informatë për një gjuajte me armë të zjarrit, që ka ndodhë në një lokal afarist-studio. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga dëshmitarët ka kuptuar nga fqinjët se personi është i lënduar”.
“Dyshohet se i njëjti ka marrë plagë nga arma e zjarrit. Sipas mjekut gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë. Ai ka marrë plagë në këmbë. Policia është vënë në drejtim të të dyshuarit, dhe brenda një periudhe të shkurtë, është arrestuar një i dyshimtë. Është gjetur dhe konfiskuar një armë e zjarrit, që dyshohet se është përdorë. Gjithashtu policia ka vërejtur se i dyshuari ka një lëndim në dorë që është dërgu për trajtim mjekësor”.
Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse dhe po merren me hetimet dhe zbardhjen e rrethaneve.