Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Shtetasja afgane lind një foshnje në Prishtinë

Një shtetase afgane ka lindur sot një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur për Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.

“Një shtetase afgane, me inicialet S.F., 28 vjeçare, lindi një foshnje në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Fëmija u lind me opercion, peshon 3.7 kilogramë dhe i takon gjinisë mashkullore. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e gruas dhe e bebes është e mirë”, thuhet në njoftim.

Theksojmë se Kosova muaj më parë kishte pranuar disa shtetas afganë pas konfliktit që kishte në Afganistan.

Arkiva

Kategoritë