Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Shtatë gra shtatzëna të infektuara me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, dy në oksigjeno-terapi – të gjitha të pavaksinuara

Shtatë gra shtatzëna janë të infektuara me COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë, ku dy nga to janë me oksigjeno-terapi.

Kështu bën të ditur drejtori i kësaj klinike, Dr. Jakup Ismajli, në një prononcim të dhënë për portalin Familja Jonë. Ismajli ndër të tjera u shpreh se gjendja e të gjitha të infekuarave aktualisht është stabile.

“Për momentin, në repartin për COVID-19 në Klinikën e Gjinekologjisë janë shtatë paciente. Gjendja e tyre është stabile. Dy paciente janë me oksigjeno-terapi dhe kohë pas kohe mbajnë edhe maskë oksigjeni”, u shpreh ai për Familja Jonë.

Rastet e rënda si pasojë e COVID-19 drejtohen për në Mjekim Intenziv, mirëpo, siç shprehet vetë Ismajli, gjatë kësaj jave ende nuk është dërguar ndonjë paciente për në Mjekim Intenziv, gjë që lë të kuptohet se gjendja e pacienteve është e qëndrueshme.

“Gjatë kësaj jave, deri më tani, nuk e kemi transeferuar asnjë të infektuar shtatzënë në Mjekim Intenziv”, shtoi tutje ai.

Nga shtatë gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19, asnjëra nga to nuk është e vaksinuar. Ismajli thekson edhe njëherë domosdoshmërinë e vaksinimit të shtatzënave.

“Të gjitha pacientet me COVID-19 janë të pavaksinuara. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për parandalimin e këtij infeksioni. Vaksnimi nuk ka asnjë efekt negativ. Andaj, mesazhi im është: mbajeni distancën, higjienën personale, vendoseni maskën dhe vaksinohuni”, theksoi tutje Ismajli.

Për fund, ai u shpreh se nuk ka informata të sakta për numrin e pacienteve shtatzëna të vdekura që prej fillimit të pandemisë, pasi, sic shprehet vetë ai, rastet e rënda dërgohen direkt në Mjekim Intenziv. /familjajonë

Tags: ,

Lajme te ngjajshme

No Related Article

Youtube

Arkiva

Kategoritë