Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK për 24-vjeçaren shtatzënë: Më 6 prill rezultoi negativ me COVID-19 por e kishte gjendjen e rënduar shëndetësore

Në mëngjesin e së premtes u raportua se një 24-vjeçare nga komuna e Ferizajt ka humbur jetën pak ditë pasi lindi foshnjën e saj.

Sipas zyres për media të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar thuhet se e njëjtja ishte konfirmuar me Covid dhe kishte lindur me operacion.

Mirëpo, pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar në Klinikën Sportive. 24-vjeçarja, sipas njoftimit, më 6 prill ka rezultuar negativ nga COVID-19, por nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore.

“Zyra për medie e ShSKUK-së, ju konfirmon se ditën e djeshme në Mjekimin Intensiv Covid në QKUK, përkundër përpjekjeve maksimale të stafit shëndetësorë, nuk ka arritur të mbijetonte një nënë e lindur më 1997, nga komuna e Ferizajit, e cila ishte e konfirmuar me Covid,  e njëjta kishte lindur me operacion në Klinikën  e Gjiinekologjisë, në javën 34, tē shtatëzanisë.

Pas lindjes i ishte keqësuar gjendja dhe ishte transferuar fillimisht në Klinikën Infektive2 ( Sportive), e më pas me datë 4 prill në Mjekimin Intensiv-Covid.

Në ritestim të datës 6 Prill, e njëjta ishte negativizuar në testin për Covid, por përkundër kujdesit maksimal, e njëjta nuk arriti të mbijtetonte meqë kishte gjendje të rënduar shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë