Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ShSKUK: Bashkëpunim me specialistë-osteopatë nga Italia

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe shoqata “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata” e Italisë, nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim për realizimin dhe organizimin e trajtimeve osteopatike (trajtimin e problemeve mjekësore duke shtypur dhe lëvizur në mënyrë manual muskujt dhe kockat), për fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Në emër të drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së, Elvir Azizi, Marrëveshja u nënshkrua nga zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK-së, Osman Hajdari si dhe kryetari i shoqatës “KAIROS Osteopatia e Medicine Integrata”, dr. Tomaso Ferron, marrëveshje kjo e nënshkruar për kohëzgjatje prej 2 vitesh, me mundësi vazhdimi.

Përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, profesionistët shëndetësor të QKUK-së do të mund të trajnohen në Itali, për të thelluar trajnimet dhe bashkëpunimet teorike dhe praktike, në interes të përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë